Преводи са, на и између језика земаља Југоисточне Европе

Shkrimtari rumun Dan Coman në “Tirana in Between"

.

296Shkrimtari rumun Dan Coman është fituesi i katërt i bursës për Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë ““Tirana in Between"- 2015”, organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.
Ai do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit Gusht, ku do të realizojë projektin e tij letrar lidhur me një lloj të veçantë të krijimtarisë: poezi-portretet.

http://kultplus.com/

Poezia e Dan Coman

.

295P oezitë e Dan Coman bëhet të dallueshme për nga po etika e përditshmërisë që, ndonëse mbështetet në fakte jetësore, priret drejt abstragimit. Teknikat përmes të cilave përpunohet kjo poezi, për nga improvizimi, ndjeshmëria dhe eleganca ngjasojnë me jazz, ndërkohë që për nga ironia dhe "mungesa e mëshirës", të ftojnë drejt një karaokeje imtime, që nuk poetizon asgjë.

pdfGazeta Shqiptare

Të shkruash poezi ëshTë Të bësh Dashuri

.

294Si të ishte duke zbuluar një sekret të madh, atë që  mbajnë të fshehur mirë rrethi i poetëve të gjallë e të  vdekur, Dan Coman thotë se momenti i krijimit poetik,  ia kalon edhe procesit të ngjizjes, sepse pasi ke  shkruar një poezi, thotë ai, di të bësh dashuri më bukur

pdfMAPOweekend

Dan Coman

.

293T ë shkruash poezi është si të bësh dashuri.  Ndoshta edhe më bukur se të bësh  dashuri...Kështu thotë ndërsa gjerb kafenë në filxhanin e madh, i rrethuar nga një tymnajë duhani si nga ndonjë aurë e përhimë, e vetmja  me ngjyrë kaq të zymtë në një ditë të nxehtë gushti  në Tiranën e ngjyrave të ndezura. Si të ishte duke  zbuluar një sekret të madh, atë që mbajnë të fshehur mirë rrethi i poetëve të gjallë e të vdekur, Dan  Coman thotë se momenti i krijimit poetik, ia kalon  edhe procesit të ngjizjes, sepse pasi ke shkruar  një poezi, thotë ai, di të bësh dashuri më bukur,  ndërsa kafeja e përfunduar zëvendësohet shpejt  nga një tjetër me aromë të fortë e ngjyrë të errët.  E treta në atë mëngjes në oborrin e shtëpisë së  miqve të librit , ndërsa cigareve ua ka humbur  numërimin në këtë orë.

pdfLibri&Ide

Bojan Krivokapic, autori i radhës në residencën letrare Tirana in Between

.

292Shkrimtari serb Bojan Krivokapić është fituesi i tretë i bursës për Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë “TIRANA IN BETWEEN - 2015”, organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë. Ai do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit Korrik, ku do të realizojë projektin e tij letrar, do të hyjë në lidhje me komunitetin artistik të kryeqytetit, do të përfshihet në procesin e përkthimit me prani të autorit si dhe realizojë intervista e lexime publike në në qendrat ku përurohet kultura e leximit.

kultplus

Një tjetër shkrimtar në rezidencë

.

292Shkrimtari serb Bojan Krivokapić është fituesi i tretë i bursës për Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë “Tirana in between - 2015”, organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë. Ai do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit Korrik, ku do të realizojë projektin e tij letrar, do të hyjë në lidhje me komunitetin artistik të kryeqytetit, do të përfshihet në procesin e përkthimit me prani të autorit si dhe realizojë intervista e lexime publike në në qendrat ku përurohet kultura e leximit.

infokult

ŠUŠUR 2015: Pravda za ljubiće i krimiće

.

291„Iako je profa trabunjala o društvenom značaju i filozofirala o psihološkoj unutarnjoj drami, knjižurine sam pročitala jer sam od cijelog sata književnosti zapamtila ’ljubav, ljubavnik, Rusija, snijeg’ i ’podstanar, hladnoća, sjekira’.“

kljucaonica.com